-
Projekti
Rezidenca e re Tower Bridge 4 është pjesa më e rëndësishme e projektit Tower Bridge, projekt i cili deri më tani është konkretizuar me ndërtimin e fazave të para Tower Bridge 1, 2 dhe 3.
Projekti ka zhvilluar të gjithë zonën, duke përmirësuar cilësinë e jetës sociale nëpërmjet zonave të gjelbra rekreative, infrastrukturës dhe ofrimit të një game të gjërë shërbimesh.
Më parë, kjo zonë ishte një lagje periferike dhe në këtë hapësirë ndodheshin vetëm magazina. Por sot është një nga lagjet më moderne dhe me standard shumë të mirë jetese.
-
Koncepti
Tower Bridge 4 është konceptuar si një rezidencë që i jep vëmendje të veçantë diellëzimit dhe ajrosjes natyrale dhe vendos një raport të shkëlqyer ndërmjet ndërtesës, gjelbërimit dhe hapësirave publike.
Projekti mishëron lidhjen e fortë të ndërtimit me natyrën, nëpërmjet realizimit të parqeve, planeve publike dhe kopshteve me kolona.
-
-
Njësi biznesi
Hapësirat tregtare në Tower Bridge i shërbejnë një komuniteti prej 5,000 banorësh, gjë që e bën Tower Bridge pikën e gravitetit për të gjithë zonën dhe garanton suksesin e biznesit tuaj.
Pse Tower Bridge është vendi i duhur për biznesin tuaj?
- Komunitet me më shumë se 5,000 banorë
- Pikë graviteti për të gjithë zonën
- Ambiente tregtare me mundësi organizmi në bazë të shërbimit
- Poste parkimi në dy kate
- Infrastrukturë e plotë rrugore dhe me ndriçim
- Akses nga rruga dhe nga oborri i brenshëm i rezidencës
- Ndriçim dhe ajrosje natyrale
- Mjedise rekreative dhe hapësira të gjelbra
- Ambiente të pajisura me dokumentacion të rregullt hipotekor
- Teknologji e avancuar sipas standardeve më të avancuara
-